INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dialogu Rama-Basha, sot Meta takon aleatët e PD

Dialogu Rama-Basha, sot Meta takon aleatët e PD

Publikuar më: 09:14 30-04-2019

Një ditë pasi prezantuan platformën nëpërmjet një konference për mediat, aleatët e Lulzim Bashës do të zhvillojnë takimin me Presidentin Ilir Meta. Është parashikuar që ky takim të kryhet sot në orën 11:00.  Në takim me kreun e shtetit pritet që të jenë; Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Nard Ndoka i PDK, Vangjel Dule i PBDNJ, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PPA-së. 

Pesë aleatët e qendrës së djathtë kanë kërkuar ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta për të ulur në tryezë Bashën dhe Ramën.
Ndërkohë, ditën e djeshme u duk se u dha një sinjal pozitiv. Aleatët propozuan një tryezë Basha me Ramën por ky i fundit në postin e kryetarit të Partisë Socialiste dhe jo si kryeministër.
Uljen në tryezë me Ramën nuk e mohoi as Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648