INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aleatët e Bashës tregojnë çfarë do të bëjë tani Meta për zgjidhjen e krizës politike

Aleatët e Bashës tregojnë çfarë do të bëjë tani Meta për zgjidhjen e krizës politike

Publikuar më: 12:22 30-04-2019

Takimi i Presidentit Ilir Meta me aleatët e Lulzim Bashës në Presidencë zgjati një orë. Ishte kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ai që zbuloi bisedën me kreun e shtetit mbi hapat e zgjidhjes së krizës politike në vend. 

“Dua të falenderoj Presidentin për një diskutim shumë të hapur në raport me kërkesën tonë. Besoj që ndajmë të njëjtin shqetësim që situata. Duhet të lexojmë qartë edhe mesazhet e samitit të djeshëm në Berlin. Presidenti në vlerësim të kërkesës sonë dhe qëndrimeve tona do të ndërmarrë veprime të tjera edhe me palët e tjera politike. Presidenti është në të njëjtën valë me gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Mediu.

Article Logic
Execution time: 0.0021319389343262