INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha: Ja si po i vjedh mafia socialiste tokat në Spille

Sali Berisha: Ja si po i vjedh mafia socialiste tokat në Spille

Publikuar më: 18:43 27-12-2017

Një tjetër skandal është denoncuar nga qytetarët e Kavajës për sa i përket emërimeve në administratë. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik një denoncim të një qytetari, i cili shkruan se në krye të Hipotekave në Kavajë, pritet të vijë vajza e Seit Cikalleshit, i cili tentoi të vidhte 36 hektarë tokë në Spille.

Për më shumë shikoni statusin e plotë:

Postimi i Berishës në Facebook:

Në Kavajë mafia socialiste që grabiti qindra hektarë tokë në Spille, tani merr edhe hipotekën e saj!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Emërimin e kunatës së famozit Genti Daja si kryeregjistruese të Kavajës. sb

“Pershendetje Doktor.

Një lajm i zi nga Kavaja!

Pasi vjerri i Gent Dajes (Seit Cikalleshi) tentoi te vidhte 36 hektare toke ne bregdet dhe deshtoi, sot vjen lajmi akoma me i keq se vajza e Seit Cikalleshit (Blerta Cikalleshi kunata e Gent Dajes) do te behet Kryeregjistruese e Hipotekes se Kavajes, per te vazhduar punen qe la pergjysem babai me vjedhjen e prones, ose te pakten te demtoje provat e vjedhjes qe është bere. Deri tani flitet qe po nuk ka denoncim publik nga PD është e sigurte qe ne konkursin fals te dates 22.12.2017 ne Ministrine e Drejtesise do te zgjidhet Blerta Cikalleshi. Por Gent Daja ka menduar edhe planin “B”, nese ka denoncim nga PD, Blerta Cikalleshi do te terhiqet dhe do te emroje pas konkursit fals, Irma Demrozin Kryetaren e Forumit te Gruas Socialiste(pa arsimin përkatës) per te demtuar provat e vjedhjes se 36 hektareve toke ne bregdet.

Ju lutem bejeni publik denoncimin dhe monitoroni procesin e konkurrimit qe hajdutet te mos arrijne te kryejne vjedhjen qe kane planifikuar dhe te demtojne provat.

Anonim Doktor te lutem se keta te hakojne dhe te mbyllim faqen e internetit.

Respekt.”

auto_Screenshot_11514389752.png

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887