INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri paraqitet tek Krimet e Rënda pasi iu bllokua pasaporta

Saimir Tahiri paraqitet tek Krimet e Rënda pasi iu bllokua pasaporta

Publikuar më: 10:51 15-12-2017

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nën shoqërinë e avokatit të tij Maksim Haxhia është paraqitur para pak minutash në gjykatën e Krimeve të Rënda, i thirrur nga ky organ për ta njohur me vendimin e bllokimit të pasaportës.

Tahiri u thirr në seancë ku do të njihet nga afër me vendimin e gjykatës për bllokimin e pasaportës dhe kartës ID, duke mos e lejuar atë të lëvizjë jashtë shtetit, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. 

Gjykatësja Luljana Baku do ta njohë ish-ministrin me vendimin dhe do ta marrë atë në pyetje, ndërsa është i akuzuar nga prokuroria se dyshohet të ketë lidhje me grupin kriminal të Habilajve.

Nga ana tjetër, Tahiri ka insistuar vazhdimisht se nuk ka asnjë lidhje me bandën e Habilajve, ndërsa pritet të kundërshtojë masën shtrënguese të gjykatës për bllokimin e pasaportës dhe privimin e tij për të dalë jashtë vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561