INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’po e marrim vesh, nga vapa në shtrëngata shiu e breshëri! Mësoni si do jetë moti nesër!

S’po e marrim vesh, nga vapa në shtrëngata shiu e breshëri! Mësoni si do jetë moti nesër!

Publikuar më: 19:56 08-05-2018

Na u duk sikur erdhi vera para kohe, por gabuam!

Në mesdite reshjet kanë përfshirë një pjesë të mirë të vendit dhe nuk mungoi as breshëri. Ashtu si sot edhe ditën e nesërme priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Berat, priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 14 / 20 °C;
Në vendet e ulëta: 12 / 21 °C;
Në vendet malore: 10 / 21 °C.

ERA
Nesër (e mërkurë, dt.09) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992