INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i keq! Për dy ditët në vijim gjysma e Tiranës do të mbesë në errësirë, ja kush janë zonat që nuk do të kenë drita

Lajm i keq! Për dy ditët në vijim gjysma e Tiranës do të mbesë në errësirë, ja kush janë zonat që nuk do të kenë drita

Publikuar më: 20:00 08-05-2018

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në datat 9 dhe 10 Maj.

Kufizimet do të bëhen për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit në dy fiderat e nënstacionit Kinostudio.

Energjia do të stakohet nga ora 9:00 deri në orën 13:00.

“9 maj, pa energji gjatë këtij intervali kohe do të jenë zona e Babrrusë, zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare, Instituti i Shëndetit Publik dhe zona pranë saj.

10 maj, pa energji do të jenë: Zona e ish-repartit 3700 pjesërisht, Furnizim Dytësor Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), Rr. Sotir Caci, Ferraj, Carre, zona Tufinë, Tujan”, njofton OSHEE.

Article Logic
Execution time: 0.0033822059631348