INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka lidhje me Big Brother! Zbulohet emisioni më i ri i Luana Vjollcës, ja DETAJET! [FOTO]

S’ka lidhje me Big Brother! Zbulohet emisioni më i ri i Luana Vjollcës, ja DETAJET! [FOTO]

Publikuar më: 19:33 16-01-2020

Para disa ditësh një lajm se Luana Vjollca do të moderonte edicionin e fundit të “Big Brother” Albania qarkulloi në medien online. Në vorbullën e këtyre lajmeve, Arbana Osmani tregoi se në fakt kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe këtë vit nuk do të ketë “Big Brother”, në vitet në vazhdim mbetet për t’u parë. Revista Anabel ka zbuluar programin e ri televiziz që do të moderojë Luana, dhe në qendër të gjithë programit është një lojë mes beqarësh.

30 vajza do të vihen përballë një djali simpatik, derisa njëra prej tyre në bazë të lojës fiton një takim me të.

“Sipas formatit origjinal, i cili u zhvillua nga Freemantle në 2009-n, një burrë i vetëm vihet përballë 30 grave konkurrente që qëndrojnë në një podium të ndriçuar. Loja ndahet në tre segmente. Duke gjykuar vetëm nga pamja e burrit dhe nga një rresht informacion për të, gratë duhet të vendosin në duan ta mbajnë ndezur dritën apo duan ta fikin. Nëse e fikin, pra shprehin mospëlqim, nuk mund ta ndezin më. Në fazën tjetër, tregohet një video e beqarit që flet për cilësitë, aftësitë dhe parimet e tij. Sërish, gratë zgjedhin ta mbajnë dritën ndezur apo ta fikin. Tregohet një video tjetër e një familjari a miku të beqarit që flet për të. Gratë vendosin sërish. Nëse në fund të këtij procesi kanë mbetur më shumë se katër drita ndezur, beqari fik një prej tyre. Më pas, tre grave të mbetyra u bën një pyetje. Fik dritën e njërës. Pastaj u bën një pyetje dy grave të mbetura dhe fik dritën e njërës duke mbetur kështu me një partnere. Nëse gjatë lojës fiken të gjitha dritat, beqari largohet pa një takim,”- shkruan revista Anabel.

DATA.png

Article Logic
Execution time: 0.0071241855621338
array(1) { ["section"]=> string(92) "s-ka-lidhje-me-big-brother-zbulohet-emisioni-me-i-ri-i-luana-vjollces-ja-detajet-foto-103839" }