Sistemi teknologjik VAR, duket se po I suprizon të gjithë këtë botëror.
Në ndeshjen e djeshme midis Iranit dhe Portugalisë janë dhënë dy penallti, nga një për secilën nga skuadrat respektive.
Tek Irani autori i penaltisë ishte Karim Ansarifard në minutë të 90, i cili e gjeti portën dhe e çoi skuadrën e tij në barazim.
Tek portugezët autori i 11-metërshit ishte CR7 i cili dështoi dhe nuk shënoi dot.
Nëse Ronaldo do të kishte shënuar Porutgalia tani do të ishte kualifikuar si e para në grup.
Ky gabim i kushtoi një barazim Portugalisë dhe tani do të ketë një rrugë të vështirë për të arritur finalen. Nëse arrin të kualifikohet me Uruguain atë e presin ekipe si Brazili, Gjermania, Franca, Belgjika ose Anglia dhe Argjentina nëse kualifikohet.








31 Jan 2026 





