INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Përballja Portugali-Iran, vendos rekorde të reja në penallti

Rusi 2018/ Përballja Portugali-Iran, vendos rekorde të reja në penallti

Publikuar më: 09:50 26-06-2018

Dje në mbrëmje Portugalia është përballur me Iranin, një ndeshje jo e lehtë duhet thënë, me rezistencën që irani shfaqi, e cila përfundoi në rezultatin 1-1.

Dy penallti janë dhënë në këtë ndeshje, një në favor të Iranit, një në favor të Portugalisë.

Penalltia e fituar nga Irani në ndeshjen kundër Portugalisë ishte e 20-ta që është akorduar deri tani në Rusi, më shumë se në çdo Botëror tjetër.


Ajo e humbur nga Ronaldo (e 19-ta) vendosi rekordin e ri historik. Nga këto 20 penallti, 15 janë shndërruar në gol. Në Brazil, 4 vite më parë kishte vetëm 13 penallti gjatë gjithë turneut.

Ndërsa rekordin e vjetër të 18 penalltive e vendosi fillimisht Botërori Kupa e Botës “Itali 1990”, pastaj u barazua nga ai i 1998-ës dhe 2002-shit.

Article Logic
Execution time: 0.0033528804779053