Potugalia dhe Irani do të vihen përballë njëra-tjetrës në sfidën e fundit në Grupin B, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë kualifikimin.
Në 2016, Fernando Santos e drejtoi Portugalinë drejt suksesit në Evropianin e Francës, por në seleksionin aktual të luzitanëve ka ende 4 të mbijetuar nga epoka e trajnerit Queiroz.
Beto, Pepe, Bruno Alves dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë më parë pjesë e përfaqësueses kampione të Kontinentit të Vjetër nën drejtimin e trajnerit aktual të Iranit.
I pari ka drejtuar kombëtaren e Portugalisë në Botërorin e Afrikës së Jugut në 2010, kur u eliminua nga Spanja me gol të David Villa.
Por ka të tjera kryqëzime të veçanta në karrierën e dy trajnerëve që luajnë për një vend kualifikues.
Carlos Queiroz ka qenë trajner i Fernando Santosit 35 vjet më parë, kur tekniku aktual i Portugalisë luante te Estoril. Asokohe, trajneri Queiroz ishte asistenti i legjendarit Mario Uillson, ndërsa Santos ishte një nga lojtarët kryesorë.
Sot thuajse 3 dekada më vonë, fati i kryqëzon sërish në një Kupë Bote. Portugalia mbetet favorite, ndërsa Irani do të kërkojë surprizën e bujshme të hënën e 25 Qershorit, në orën 20:00.








10 Dec 2025 





