Egjipti do të luajë sot ndeshjen e fundit dhe qëndrën stërvitore e ka pikërisht në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni.
Kjo përballje do të jetë me Arabinë Saudite, e cila duket se nuk po e mer dot veten që nga ndeshja e pare kundra Rusisë e cila i shënoi plot 5 gola.
Mohamed Salah është shpallur “Qytetar Nderi” i Çeçenisë. Ai që e ka bërë të ditur këtë është udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov.
Së fundmi, Mohamed Salah është parë nën shoqërinë e Kadyrov, me këtë të fundit që po akuzohet se po e përdor imazhin e futbollistit të Liverpoolit për propagandë politike.
Regjimi i Kadyrov është akuzuar shumë për abuzime me të drejtat e njeriut, një akuzë që ai e ka hedhur poshtë gjatë një interviste për BBC.
Salah nuk u aktivizua në ndeshjen e parë që Egjipti luajti ndaj Uruguajit, të cilën e humbi 1-0, për shkak të dëmtimit në shpatull të pësuar në finalen e Champions League. Sulmuesi 26-vjeçar u aktivizua ndaj Rusisë, ku shënoi të vetmin gol për Egjiptin, në humbjen 1-3 ndaj vendasve.








10 Dec 2025 





