INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Argjentinë-Nigeri, përballja më e nxehtë e ditës së sotme, ja çfarë e shpëton Argjentinën

Rusi 2018/ Argjentinë-Nigeri, përballja më e nxehtë e ditës së sotme, ja çfarë e shpëton Argjentinën

Publikuar më: 10:22 26-06-2018

Sot në mbrëmje luhet përballja midis Nigerisë dhe Argjentinës, kjo e fundit në fije të perit dhe mund ta shpëtojë nga skualifikimi vetëm një fitore.

Duke qenë se Kroacia e siguroi kualifikimin nga grupi D, Nigeria dhe Argjentina do të përplasin sërish brirët, këtë herë në stadiumin e Shën Pjetërburgut, me synimin për të prerë biletën në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë të Botërorit “Rusi 2018”.

Por, a do të mund të kishte pasur për Nigerinë një pjesëmarrje në Kupën e Botës pa i dalë përpara Argjentina?

“Rusi 2018” shënon pjesëmarrjen e 6 në histori të “Supershqiponjave” afrikane në një Botëror, por për të pestën herë në histori ata përgatiten të përballen me formacionin “Albiceleste” në një turne të tillë.
Por, përpara kësaj përplasjeje vendimtare, FIFA nxjerr nga arkivat e saj detaje nga takimet e mëparshme në kupat e botës, nga takimi i parë në “SHBA 1994” e deri te takimi më i fundit në “Brazil 2014”.

Article Logic
Execution time: 0.0023751258850098