INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Pas mohimit të origjinës së tij, Jonuzaj bëhet objekt talljeje edhe në rrjetet sociale

Rusi 2018/ Pas mohimit të origjinës së tij, Jonuzaj bëhet objekt talljeje edhe në rrjetet sociale

Publikuar më: 09:48 29-06-2018

Dje Belgjika triumfoi në përballjen me Anglinë për vendin e pare në grup, me një rezultat të ngushtë 0 me 1.

Goli i Belgjikës u shënua nga shqiptari Adnan Jonuzaj, i cili në fakt na ka zhgënjyer të gjithëve pas mohimit të origjinës së tij shqiptare.

Menjëherë kanë shpërthyer talljet me të në rrjetet sociale, pas golit të bukur në fitoren 1-0 të Belgjikës kundër Anglisë.

“Unë kam lindur në Belgjikë dhe jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu”, kishte thënë Januzaj në ditët e para të Botërorit të Rusisë.

Kjo deklaratë e ish mesfushorit të Manchester United kishte ngjallur reagime të shumta nga ana e tifozëve shqiptarë, të cilët reaguan në mënyra të ndryshme në rrjetet sociale.

Ata e kanë bërë sërish pas golit që shqiptari shënoi në debutim në Botëror, duke u tallur në njëfarë mënyre me Januzajn që publikisht mohoi origjinën shqiptare.

tallje_2.pngtallje_1.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498