INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Futbollistët me origjinë shqiptare vendosin rekorde këtë botëror

Rusi 2018/ Futbollistët me origjinë shqiptare vendosin rekorde këtë botëror

Publikuar më: 09:59 29-06-2018

Ky botëror ‘’Rusi 2018’’ mund të thuhet me plot gojë se është botërori i suprizave dhe kjo jo vetëm për shkak të teknologjisë së re VAR, tifozëve të çmendur, por edhe për shkak të golave të shënuar.

Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj janë lojtarët me origjinë shqiptare të cilët janë duk marrë pjesë në këtë Botëror, madje me kombëtaret e tyre Zvicrën dhe Belgjikën kanë siguruar edhe kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Kur jemi tek këta 4 lojtarë tre nga këta kanë shënuar edhe gola për shtete e tyre, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri realizuan nga një gol në fitoren historike përballë Serbisë, ndërkohë gol shënoi edhe kosovari tjetër Adnan Januzaj.

Article Logic
Execution time: 0.0024979114532471