INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Neuer: ''Gjermania nuk meritonte më shumë nga ajo që mori në Rusi ''

Rusi 2018/ Neuer: ''Gjermania nuk meritonte më shumë nga ajo që mori në Rusi ''

Publikuar më: 10:55 28-06-2018

Pas eliminimit të djeshëm të Gjermanisë nga Koreja e Jugut, zhgënjimi ka qënë I madh edhe për vetë lojtarët.

Kapiteni Manuel Nojer pranon se Gjermania nuk meritonte më shumë nga ajo që mori në Rusi. “Thjesht nuk e meritonim.

Në të tria ndeshjet nuk kishte një kombëtare gjermane në fushë, për të cilën njerëzit duhet të kishin respekt. Edhe po të ishim kualifikuar, çdo kundërshtar do të ishte i lumtur po të luante kundër nesh. Si do të ishim ne të rrezikshëm për kundërshtarin me një paraqitje të tillë? Nuk e kam përjetuar kurrë diçka të tillë”, tha portieri.

“Të gjitha skuadrat prisnin vetëm gabimin tonë dhe e dinin që ato do vinin.Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në turnetë e mëparshëm. Lejuam aq kundërsulme në këtë raund sa gjatë gjithë turneut. Dhamë një shembull shumë të keq. Ishim patetikë. I marrim të gjitha përgjegjësitë. U përpoqa t’i motivoj lojtarët në dhomën e zhveshjes, stërvitje dhe fushë, por natyrisht që jam edhe unë përgjegjës për këtë eliminim”, shtoi 32-vjeçari.

Article Logic
Execution time: 0.003413200378418