INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Reagon legjenda e portës gjermane, Oliver Kanh: '' Gjermania  nuk ishte një ekip i vërtetë, madje harruan peshën e fanellës që mbanin veshur ''

Rusi 2018/ Reagon legjenda e portës gjermane, Oliver Kanh: '' Gjermania nuk ishte një ekip i vërtetë, madje harruan peshën e fanellës që mbanin veshur ''

Publikuar më: 10:35 28-06-2018

Gjermania që u pozicionua e fundit në grup me vetëm 3 pikë të grumbulluara solli edhe eliminimin e saj të turpshëm.

Por kjo gjë ka sjellë në fakt shumë reagime të ashpra të personaliteteve madje edhe lojtarëve të njohur të “panzerave”.

Së fundmi reagoi ishte legjenda e portës së Gjermanisë, Oliver Kanh i cili kritikoi pa përjashtim të gjithë lojtarët që sipas tij nuk respektuan fanellat që mbanin veshur.

"Fanella e ekipit kombëtar peshon shumë. Pa përjashtim të gjithë lojtarët e refuzuan përgjegjësinë, nuk ishte një ekip i vërtetë madje harruan peshën e fanellës që mbanin veshur. Mungonte boshti qendror", tha ai pas eliminimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615