INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrugëtimi i vështirë i Ballkanit drejt BE.  Shqipëria “surpriza e parë” në garën e anëtarësimit [VIDEO]

Rrugëtimi i vështirë i Ballkanit drejt BE. Shqipëria “surpriza e parë” në garën e anëtarësimit [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 11-12-2017

BE ka rizbuluar një interes në Ballkan, pasi u alarmua nga përpjekjet e Rusisë për të ushtruar ndikim atje dhe nga përkeqësimi i marrëdhënieve midis disa vendeve në një rajon që u përfshi në luftë vetëm disa dekada më parë. Kështu e nis shkrimin e tij gazetari Basil Venitis, “Rrugëtimi i vështirë i Ballkanit drejt BE”. Në analizën kushtuar situatës në të cilën ndodhen vendet e rajonit, Ventis thotë se “kriza është ankoruar në Ballkan. “Kriza demokratike në Ballkan është e qartë për të gjithë, dhe ideja e një konsensusi demokratik nuk ekziston më. Të gjitha vendet e Ballkanit, pavarësisht nëse janë shtete anëtare të BE-së apo jo, kanë shfaqur një prirje të vazhdueshme rënëse gjatë dhjetëra viteve të fundit”-analizon gazetari i pavarur. Duke analizuar qeveritë e vende të Ballkanit, Venitis flet me pozitivitet për Shqipërinë ndërsa etiketon si narcist presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Komisioni ka lavdëruar Serbinë për përafrimin e legjislacionit të saj me BE-në, dhe ky është vendi që ka më shumë shpresë për bashkimin me BE. “Nëse dikush mund të bëhet një surprizë e parë në garën e anëtarësimit, është Shqipëria, tashmë një anëtare e NATO-s”-analizon autori. Të gjithë anëtarët e tjerë të ardhshëm të BE në Ballkanin Perëndimor vuajnë komplikime themelore. Maqedonia ka probleme, për sa kohë që Greqia refuzon ta njohë emrin e saj. Mali i Zi dhe Kosova nuk mund ti bashkohen BE pa zgjidhur problemet me Serbinë. Bosnja dhe Hercegovina është në pozitën më të keqe të të gjitha vendeve të rajonit.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879