INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrugët kombëtare me pagesë? Ekspertët: Mënyra e vetme e mirëmbajtjes nga privati [VIDEO]

Rrugët kombëtare me pagesë? Ekspertët: Mënyra e vetme e mirëmbajtjes nga privati [VIDEO]

Publikuar më: 16:19 06-04-2018

Rrugët kombëtare me pagesë? Ekspertët: Mënyra e vetme e mirëmbajtjes nga privati

Ekspertët mbështesin idenë e mirëmbajtjes së rrugëve nga privati si alternativë për garantimin e sigurisë rrugore. Eksperti Artur Sulçe thotë se ka ardhur koha që në vendin tonë të përfshihen në sistemin me pagesë akset inter-urbane, por njëkohësisht të garantohet që qytetarët mos të paguajnë më shumë se një herë për një shërbim. 

Artur Suçe:

“Ja pse do ta përmirësojë. Në qoftë se sot ndodh një aksident në këto kategori rrugësh ku pronar është ARRSH atëherë qytetarët padisin si të pandehur shtetin. Nesër nëse do ta kem unë koncesionarin  atëherë unë do të rris sigurinë sepse dëmin do ta paguaj unë nuk ka më shteti”.

Por e gjithë kjo thotë Sulçe duhet të realizohet në bazë të studimeve, transparencës por dhe njohjen e realitetit ekonomik në vendin tonë.

Artur Suçe:

“Vetëm të bëhet llogaritja që mos të jetë në dëm të qytetarëve shqiptarë”.

Por a ka ardhur koha që akset inter-urbane të bëhen me pagesë? Sulçe ka këtë përgjigje.

Artur Suçe:

“Vendosja e këtyre portave ose këtyre pikave të kontrollit sepse shërbejnë dhe për shumë elementë sepse nuk shërbejnë thjeshtë për atë pagesën do të rrisë dhe sigurinë në rrugën. Nuk mund të lihet më që të kalojnë qytetarët nga njëri krah në tjetrin dhe nuk mund të lihen ndërprerje rrugësh siç i kemi ne sot”.

Ndërsa sa i përket taksës në rrugën e  Kombit Sulçe e konsideron të papranueshme një nivel të tillë taksimi për kushtet ekonomike të qytetarëve të zonës pro dhe të vendit.

Për të përcaktuar një vlerë ashtu siç është përcaktuar në rrugën e Kombit, është vlerë e konsiderueshme duke pasur parasysh kilometrat që do të përshkruhen, rruga që nuk është e parashikuar si dhe nuk është marrë parasysh niveli ekonomik i gjithë zonës. 

Article Logic
Execution time: 0.0042929649353027