INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet çmimi i cigareve. Shqiptarët blejnë 10 lekë më shtrenjtë një paketë [VIDEO]

Rritet çmimi i cigareve. Shqiptarët blejnë 10 lekë më shtrenjtë një paketë [VIDEO]

Publikuar më: 16:09 05-01-2018

Rritet çmimi i cigareve . Në ditët e para të muajit Janar rritja e çmimit është reflektuar në shitjen me pakicë me të paktën 10 lekë për paketë. Ndryshimet në  ligji parashikojnë  që nga 1 janari 2018 niveli i akcizës së cigareve të rritet me 5 lekë për paketë. Dhe distributorët e  kompanive të rëndësishme të importit dhe tregtimit të cigareve e rritën menjëherë çmimin e cigareve. Rritja me 5 lekë për paketë+ 20 % TVSH,  duke i shtuar dhe rritjen e tregut të pakicës, rezulton me një rritje prej 10 lekë për paketë. Në fakt Ministria e Financave propozoi një rritje me 100 lekë të akcizës së cigareve për vitin 2018. Por ky propozim u kundërshtua nga kompanitë importuese të cigareve.  Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit te cigareve nga popullata si produkt me efekte negative ne shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre. Efekti në të ardhurat e buxhetit e shtetit parashikohet të jetë + 1,097 milionë lekë, ose afro 1.1 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0019619464874268