INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rriten çmimet e banesave në kryeqytet. Arsyet...[VIDEO]

Publikuar më: 11:45 25-01-2018

Nëse doni të blini apo të ndryshoni shtëpinë mendohuni mirë dhe interesohuni për çmimet. Ato sipas të dhënave të fundit të agjencive imobilare janë rritur. Nëse bën një krahasim me muajin tetor të 2017, çmimi mesatar për metër katror në rrugën e Kavajës ishte 1200 euro, ndërsa këtë muaj është rritur të paktën 100-200 euro më shumë.
Edhe në zona të tjera të Tiranës, çmimet e banesave po pësojnë rritje.
Në zonë e Kopshtit Botanik çmimi ka shkuar 1100 euro euro për metër katror nga 1000 euro që ishin në vitin që lamë pas. Edhe në zonën e ish Komunës së Parisit ka një tendencë shtrenjtimi për apartamentet në ndërtim, por edhe ato ekzistuese me 100 deri 200 euro.
I vetmi argument që ekspertët kanë thënë lidhet me faktin se rritja vjen nga pastrimi i parave të jashtëligjshme në ekonomi. E kjo nuk ka si të shpjegohet ndryshe, pasi jemi në një periudhë kur lejet e ndërtimit janë shtuar e çmimet duhet të ishin më të ulta. Edhe INSTAT ka raportuar se 2017 janë dhënë mbi 167 leje ndërtimi nga 65 u dhanë në 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0039908885955811