INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrezik dhe kërcënim në rrugët e Peshkopisë [VIDEO]

Rrezik dhe kërcënim në rrugët e Peshkopisë [VIDEO]

Publikuar më: 17:14 10-03-2019

Një rrugët e qytetit të Peshkopisë shikohen tufa të mëdha qensh. Ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi thotë se qentë popullojnë bulevardin dhe gjitha rrugët e qytetit të Peshkopisë, dukë u bërë rrezik për jetën e banorëve në këtë qytet.

“Tufa qensh si kjo edhe më të mëdha popullojnë bulevardin dhe gjitha rrugët e qytetit të Peshkopisë, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.
Herë pas here ne i kemi denoncuar rastet kur tufat e qenvë kanë qenë kërcënim për banorët.
Tufa të tilla ndoshta edhe më të mëdha u zënë rrugën shpesh grave që shkojnë në punë në orët e para të mëngjesit, apo që punojnë me turne. Tufa të mëdha qensh shpesh bëjnë të pa mundur shkuarjen e fëmijëve në shkollë”, shkruan ish-deputeti demokrat.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668