INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lodrat të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve! Masa për asgjesimin e tyre…[FOTO]

Lodrat të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve! Masa për asgjesimin e tyre…[FOTO]

Publikuar më: 15:10 14-11-2018

Në tregje ka me qindra lodra që janë me përbërje nga materiale të rrezikshme. Ndaj qeveria kosovare ju ka drejtuar një kërkesë tregtarëve dhe prindërve që të largojnë menjëherë nga fëmijët disa lodra të rrezikshme për shëndetin. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, e cila ka publikuar listën e lodrave dhe fotot e tyre njoftoi se është duke punuar vazhdimisht që produktet në treg të jenë cilësore dhe në harmoni me legjislacionin evropian.
Në njoftimin e plotë shkruhet:
"Në vazhdën e kontrollit të produkteve që shiten apo tregtohen në tregun e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muaj më parë ka marrë mostra të lodrave dhe i ka dërguar për analiza në Holandë. Pas pranimit të rezultateve, Inspektorati i Tregut ka larguar nga tregu lodrat e rrezikshme dhe ka asgjësuar ato. Gjithashtu kemi bërë takime të vazhdueshme dhe kemi dërguar informacione tek inspektoratet komunale që edhe në fshatrat më të thella të bëhet një inspektim i tillë dhe nëse gjendet lodra të tilla të largohen nga tregu.”
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shton se këto lodra që shihen në foto janë të rrezikshme në bazë të analizave që kanë bërë dhe kërkon nga qytetarët që ata që i kanë blerë më parë t’i largojnë nga shtëpitë e tyre dhe t’i asgjësojnë.

lodraok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982