INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

1 në 5 makina burim për aksidentet dhe ndotjen në vend [VIDEO]

Publikuar më: 12:00 19-05-2017

Aksidentet rrugore dhe ndotja e ambjentit janë në rritje në vendin tonë. E vetëm një vit më parë 719 persona u përfshinë në aksidente të rënda rrugore, kur 269 prej tyre humbën jetën.
E veç mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e makinave aksidentet dhe ndotja e ajrit ka për shkaktar dhe makinat e pakontrolluara, të cilat shpesh herë kanë defekte teknike. Në vendin tonë janë të regjistruara afro 560 mijë makina, por mbi 160 mijë prej tyre nuk e kanë  kryejnë kontrollin teknik vjetor i cili verifikon që automjeti është në gjëndje të mirë apo jo për të qarkulluar.
Edhe vetë Ministria e Transporteve në një analizë për sigurinë rrugore në vend ka pohuar se rritja e numrit të mjeteve rrugore të pakontrolluara çon në rritjen e rrezikut të aksidenteve rrugore. Madje është theksuar se dhe mjetet e transportit publik nuk marrin seriozisht procesin e koalidimin.
Sipas statistikave aksidentet rrugore me vdekje, në rastet më të shumta kanë ndodhur gjatë ditës, në rrugë të drejtë, të thatë dhe të asfaltuar, si dhe 59,8 % në zonat urbane, që lë të kuptohet qartë se drejtuesi i mjetit apo vetë makina kanë probleme.

Ndiqni lajmet e IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824