INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregullat për të qenë një çift i lumtur

Rregullat për të qenë një çift i lumtur

Publikuar më: 11:52 05-05-2016
Çdo çift do dëshironte të ishte i lumtur, por ende nuk ka një formulë të caktuar.
Ekspertët ju këshillojnë të zbatoni këto rregulla, nëse dëshironi  të keni një lidhje pa probleme.
 
1. Mos shkoni në shtrat  të nevrikosur
Ju mund të keni kaluar një ditë të lodhshme dhe stresuese, por duhet të harroni çdo gjë kur shkoni të flini me partnerin tuaj.Negativiteti juaj do dëmtonte edhe atë.
 
2. Mos mbani sekrete
Të mbash sekrete në një lidhje është një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë çiftet. Duke menduar se mund t’i zgjidhni problemet pa i treguar partnerit, kjo do ju hapë më shumë probleme.
 
3. Mos u përpiqni të ndryshoni  partnerin
Ky është një tjetër problem i çifteve, pasi mundohen të ndryshojnë njëri-tjetrin. Partneri thjesht përpiqet të përshtatet, por nuk ndryshon sidomos me imponim.
 
4. Jepini suport njëri-tjetrit
Të dy duhet të kontriboni  për shtëpinë që jetoni së bashku. Mos prisni që partneri të bëjë diçka që ju përtoni ta bëni, por mirëkuptohuni t’i zgjidhni gjërat në mënyrën më të mirë.
 
5. Bëhuni romantikë
Pasi kaloni kohë së bashku, ju harroni t’i shprehni dashurinë njëri-tjetrit. Kushtojini rëndësinë e caktuar ndjenjave, pasi do ju mbajnë më të bashkuar.
 
Article Logic
Execution time: 0.0041470527648926