INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Momentet kur avioni tronditet nga turbulencat, plagosen 31 persona

Publikuar më: 10:50 05-05-2016

Një avion, i cili po udhëtonte nga Abu Dabi për në Xhakartë ka pësuar disa tronditje të fuqishme dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 31 udhëtarë, por pa pasoja për jetën e tyre.

Ngjarja u regjistrua 45-minuta përpara se avioni të mbërrinte në Aeroportin Ndërkombëtar të Soekarno-Hatta.

Këto tronditje kanë bërë që të shkaktohen edhe dëmtime të mëdha në avion, si dhe në bagazhin e pasagjerëve.

Sidoqoftë, avioni bëri ulje të sigurt në Xhakarta, duke shmangur ndonjë devijim. Ndërkohë nuk bëhet e ditur arsyeja e tronditjes së avionit.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715