INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet sulmuesi çek: ‘’Eksperienca në Shqipëri më më ka bër të vlerësoj më mirë jetën!’’

Rrëfehet sulmuesi çek: ‘’Eksperienca në Shqipëri më më ka bër të vlerësoj më mirë jetën!’’

Publikuar më: 12:39 30-01-2019

Të gjithë kemi dëgjuar për situatat e pakëendshme në të cilat po kalon klubi i Skëndërbeut.
Këtë here është 28-vjeçari çek Martin Neshpor ai i cili rrëfen historinë e tij në klubin korçar.
Neshpor është aktualisht pjesë e Sigma Olumuc, megjithatë ai ka një të kaluar si “korçar”. Pjesë e Skënderbeut sezonin e kaluar, çeku ka rrëfyer për “olomoucky.deniz.cz” të kaluarën e tij në Shqipëri.
Një ndër problemet që që ai thekson është ana financiare, për të mos përmendur kushtet jetike në klub.

cekkk.jpg

“Më ka ndryshuar shumë në aspektin jetësor eksperienca në Shqipëri. Shkova me shpresa të mëdha, por ishte një makth. Nuk mora asnjë euro në 5-6 muaj. Nëse doja të shkoja në tualet duhet të shkoja në shtëpi, sepse stadiumi nuk kishte. Shpeshherë nuk e dinim kur kishim stërvitje. Kishte raste që rrinim dhe 10 ditë rresht në hotel. Bëra gjithçka për të rezistuar por ishte e pamundur. Erdhi një moment kur prisja vetëm të largohesha. Eksperiencë e hidhur, por që më ka bër të vlerësoj më mirë jetën, të kuptoj sa e bukur është. Në këtë drejtim e konsidoroj një eksperiencë me shumë vlerë Shqipërinë”, përfundon sulmuesi. Ai regjistroi 3 gola në Kupën e Shqipërisë me fanellën e korçarëve, në 2 takimet me Mamurrasin.

Article Logic
Execution time: 0.0020627975463867