INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vështirësi në kupën e Italisë, ja kush janë ekipet që rrezikojnë…

Vështirësi në kupën e Italisë, ja kush janë ekipet që rrezikojnë…

Publikuar më: 12:25 30-01-2019

Kupa Italisë ka mbërritur në fazën e saj çerekfinale. Ndeshjet edhe në këtë raund luhen me një takim, ndaj skuadrat që kërkojnë të avancojnë duhet të bëjnë kujdes.

Juventus që është kampionia në fuqi e ediconit të fundit të Kupës së Italisë, por që njëkohësisht eshtë edhe ekipi që e ka fituar më se shumti këtë trofe plot 13 herë do të udhëtojë në transfertën e Atalantës, kundërshtar ndaj të cilit shpesh e ka patur tepër të vështirë. Në fakt vitin e kaluar po në Kupën e Italisë por në gjysmëfinale bardhezinjtë me shumë vështirsi mundën të kualifikoheshin pas sukseseve minimale 1-0 në të dy ndeshjet. Ekipi i Allegrit pavarësisht kualiteteve të shumta që ka, mungesat e disa prej titullarve janë një problem i madh, e për më tepër ndaj një Atalante që ndaj të mëdhenjëve shfaqet një skuadër agresive. Vetëm 2 fitore ka mundur të sigurojë Juventus në 5 transfertat e fundit ndaj bergmaskëve dhe 3 janë barazimet. Sidoqoftë pavarësisht të gjithave bardhezinjtë vinë si favoritë, por në kushtet ku ata ndodhen surprizat nuk mund të përjashtohen.

Gjithsesi tanimë gara bëhet edhe më e ashpër .Fiorentina do të presë në Artemio Franchi Romën. Klubi vjollcë arriti të eleminonte Torinon në fazën e 1/8-ave, ndërsa Roma e kishte akoma edhe më të thjeshtë ndaj Virtus Entellas.

Fiorentina shpesh ka shfaqur luhatje të vazhdueshme përsa i përket lojës, por edhe rezultateve, teksa problematikë po shfaqet mbrojtja që në dy takimet e fundit me Sampdorian dhe Chievon ka pësuar 6 gola. Situatë disi me komode në kampin e verdhekuqve, të cilët po përjetojnë një moment pozitiv edhe kundër Atalantës në kampionat edhe pse kryesonin ndeshjen 3-1, në fund u larguan me një pikë që ndoshta për mënyrën sesi rodhën ngjarjet edhe mund të ishin mposhtur.

Kjo është hera e tretë që Fiorentina dhe Roma do të sfidojnë njëra-tjetrën në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, dy precedentët e mëparshëm janë në 2013-ën ku kualifikoheshin verdhekuqtë dhe 2015-ën avanconte më tej Fiorentina. Pak a shumë forma e ekipeve është deri diku e njëjtë dhe në fakt përballjet mes tyre shpesh kanë prodhuar shumë rivalitet, ndaj edhe këtë herë pritet e njëjta panoramë.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209