INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkato ende e hapur, Tirana në limitet e saj!

Merkato ende e hapur, Tirana në limitet e saj!

Publikuar më: 12:54 30-01-2019

Ka startuar faza e tretë e kampionatit Shqipëtar, por klubet duken ende të pavendosur përsa i përket merkatos.


Ekipi kryeqytetas “Tirana” ka kohë edhe 48 orë për të mbyllur merkaton e saj dhe të afrojë ndonjë futbollist. Dy ditët e fundit do të tregojnë nëse klubi do të hapë kasafortën dhe do të marrë lojtarët që dëshiron Ardian Mema apo trajneri do të “sajdiset” me grupin aktual që ka.

Në fakt, Tirana gjithmonë është munduar të afrojë ndonjë futbollist në momentet e fundit. Edhe në verë, Tirana afroi ditën e fundit të merkatos një lojtar, Oduamadin. Tani në dimër pritet një ose dy goditje, por edhe nëse nuk vijnë për drejtuesit bardheblu nuk do të thotë ndonjë gjë. Thjesht, Mema duhet të mbyllë sezonin me lojtarët që kanë në dispozicion. Kujtojmë që ekipi I Memës duket se është përmirësuar ndjeshëm në këtë fazë të tretë të kampionatit. Megjithatë gjendja e ekipit mbetet ende për tu parë në sfidën e rradhës përballë Teutës.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328