INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronela Hajati vjen me ndryshime të mëdha, shikoni sesi duket ajo...[FOTO]

Ronela Hajati vjen me ndryshime të mëdha, shikoni sesi duket ajo...[FOTO]

Publikuar më: 12:46 19-12-2017

Këngëtarja Ronela Hajati na ka treguar se i pëlqen fakti që shpesh ta ndryshoj look-un e saj duke eksperimentuar me detaje nga më të veçantat.

Në klipet e saj e kemi parë shpesh si një Ronela ndryshe dhe mund të thuash me plot gojë se ajo vërtet di si të kombinojë elementë tërheqëse në paraqitjen e saj.

Së fundmi Ronela ka ndarë disa pamje në Instastory me fansat e saj ku na prezanton me look-un e saj të ri.

Në foto këngëtarja shfaqet me flokë të zinj dhe baluke të drejta dhe të prera shkurt.

Nuk dihet nëse ky është një look real i Ronelës apo është thjesht një paruke, por një gjë është e sigurt Ronela tashmë na ka treguar se nuk ka frikë nga ndryshimet drastike, përkundrazi i pëlqen ato.

WhatsApp_Image_2017-12-19_at_12.09.36.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943