INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo lë pas Messin, fiton çmimin

Ronaldo lë pas Messin, fiton çmimin "Lojtari më i mirë i Vitit"

Publikuar më: 22:59 23-10-2017

Ylli i Real Madridit, ka lënë prapa Lionel Messi e Neymarin për të fituar çmimin “Lojtari më i mirë i Vitit”. Ronaldo shkëlqeu në vitin 2017 duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës, ndërsa u shpall golashënuesi më i mirë në Champions me 12 gola.
CR7 u bë futbollisti i parë në histori që arrin të shënojë 100 gola në Ligën e Kampionëve, teksa tani numëron gjithsej 110 finalizime.
Ky ishte çmimi i dytë për Ronaldo “The Best” që kur FIFA u nda nga “France Football”.
Ai u shpreh tejet i lumtur për këtë triumf, ndërsa falënderoi gjithë ata që e kanë ndihmuar.
“Faleminderit tifozëve të Real Madridit, lojtarëve, trajnerit, presidentit – që më kanë mbështetur gjithë vitin”, tha CR7.
“Ky është çmimi i dytë me radhë dhe me të vërtet jam shumë i lumtur, kjo do të thotë shumë për mua. Është fantastike të jem këtu në mesin e lojtarëve të mrekullueshëm, jam shumë i lumtur dhe faleminderit”, deklaroi Ronaldo.

Formacioni më i mirë i 2017-ës është:
Portier: Gigi Buffon
Mbrojtje: Dani Alves, Marcelo, Ramos, Bonucci.
Mesfushë: Luka Modric, Toni Kroos, Andres Iniesta.
Sulm: Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo.

Article Logic
Execution time: 0.0019140243530273