INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Romeo i bëri surprizën më të veçantë Donaldit, Bora bën reagimin e ëmbël

Romeo i bëri surprizën më të veçantë Donaldit, Bora bën reagimin e ëmbël

Publikuar më: 17:28 16-11-2021

Duket se surpriza e papritur e Romeos për Donaldin, i cili ka disa javë që ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk ka emocionuar vetëm banorët. Kjo surprizë kaq e veçantë ka prekur edhe moderatoren e njohur, Bora Zemani, e cila ka vendosur që në “Insatstory” të postojë një video pikërisht nga ky moment i bukur. 

Gjithashtu Bora ka etiketuar Donaldin dhe dy vëllezërit e tij, Romeon dhe Marion, duke e shoqëruar postimin edhe me disa emoji zemre.

Me këtë postim, moderatorja e dashur për publikun ka lënë të kuptohet se dhe ajo është emocionuar njëjtë me Donaldin, për këtë surprizë që i bëri të gjithë të nxjerrin lot gëzimi e dashurie.

Kujtojmë se Bora dhe Donaldi i kanë dhuruar emocione shumë të bukura me takimin që patën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Moderatorja shkoi fillimisht për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk mungoi edhe takimi me Donaldin, i cili ia doli t’i rrëmbente një puthje.

-640-0-6193a92c03423.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494