Modelja e famshme, Georgina Rodriguez, i ka habitur të gjithë fansat e saj me komentin që ka lënë në një foto të Leo Messit të postuar në “Facebook”.
Futbollisti i famshëm ka postuar një foto nga stërvitja, teksa shijon rrezet e diellit. Ndërkohë e dashura e Cristiano Ronaldos, duket se nuk ka ngurruar që të komentojë në pozën e marrë nga rivali më i madh i partnerit të saj.
Modelja 27-vjeçare fillimisht ka komentuar me emoji flake dhe më pas me humor ka shkruar: “Ok, mos i trego Cristianos".
Ndërkohë menjëherë ndjekësit e Messit kanë reaguar në komentin e Georginës, duke thënë se mund të mos jetë profili i saj zyrtar, por dikush tjetër që shkruan në emrin e saj.
Nga ana tjetër, ka shumë fansa që mendojnë se është ajo dhe e kritikojnë se si mund të bëjë një koment të tillë për rivalin e Ronaldos. Por një vajzë i del në mbrojtje dhe shkruan se “ajo është humane dhe nuk ka nevojë që dikush të aprovojë se çfarë të bëjë apo të shkruaj”.









10 Dec 2025 





