INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rogerti pretendon se ka kimi mes tij dhe Brikenës, banorja: Si je mësuar me...

Rogerti pretendon se ka kimi mes tij dhe Brikenës, banorja: Si je mësuar me...

Publikuar më: 17:27 19-03-2026

Një debat i ashpër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mes Rogertit dhe Brikenës.

Teksa Brikena ndodhej në dhomën e grimit, Rogerti iu drejtua duke pretenduar se mes tyre ekziston një kimi, edhe pse theksoi se është i martuar.

Nga ana tjetër, Brikena reagoi menjëherë, duke i kërkuar të ketë turp për deklaratat e tij, duke i kujtuar se është i martuar.

Megjithatë, Rogerti nuk u ndal me kaq dhe vijoi të provokojë dhe të shprehet se ndjen një afrim mes tyre.

Në përgjigje, Brikena iu drejtua duke e krahasuar me mënyrën si është sjellë me Juelën, nuk ja lejon të bëj të njëjtën gjë dhe me të.

“Mos fol gjëra pa lidhje. Si je mësuar me Juelën ka kimi, s’ka kimi. Me mua s’ta lejoj dot,” shprehet Brikena.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ka kimi mes nesh, por unë jam i martuar, o Tan.

Brikena: Çfarë po flet? A je normal? Çfarë kimie?

Rogerti: Unë e ndiej

Brikena: S’të vjen turp? Je i martuar dhe shkon i thua një femre që ka kimi mes nesh. Hiqmu sysh

Rogerti: Çfarë pate, Brikena?

Brikena: Mos fol gjëra pa lidhje. Si je mësuar me Juelën ka kimi, s’ka kimi. Me mua s’ta lejoj dot.

Article Logic
Execution time: 0.0032529830932617