INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore, lirohet nga paraburgimi Gjesti

Kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore, lirohet nga paraburgimi Gjesti

Publikuar më: 15:36 19-03-2026

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është liruar nga paraburgimi. Lirimi i tij vjen një javë pas arrestimit të tij në Prishtinë.

Gjesti u arrestua fillimisht për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Pas marrjes në pyetje nga autoritetet kosovare ai u dërgua në ambientet e paraburgimit. Pas kësaj Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur ndaj tij, masën e paraburgimit prej një muaji.

Besart Kelmendi akuzohej për disa vepra penale, të cilat përfshin “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043089389801025