Rita Ora nuk resht së habituri, duke i lënë përsëri të gjithë me gojëhapur.
Fillimisht u shfaq me një model të guximshëm flokësh, gërsheta të lyera vende vende me ngjyrë të verdhë fosforeshente, por tashmë bukuroshja 25 vjeçare ka vendosur të fusë në funksion gjithë trupin për look-un e saj ekstravagant. Ajo vendosi që këtë herë shëtitjen e saj të zakonshme ta bënte vetëm me një kostup trupi sipër xhinseve, pa reçipeta. Nuk është hera e parë dhe jemi të bindur që as e fundit, por kurrizi i saj i dalë tërësisht jashtë, si dhe format e dukshme të bukuroshes shqiptare nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen e të gjithëve...përsëri!