INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e provoni në shtëpi! Trajtim ekstrem bukurie nga Gwyneth Paltrow!

Mos e provoni në shtëpi! Trajtim ekstrem bukurie nga Gwyneth Paltrow!

Publikuar më: 10:33 07-04-2016

Dihet që femrat e botës së spektaklit çfarë nuk bëjnë për të fituar dhe ruajtur bukurinë, por Gwyneth Paltrow ka kaluar gjithçka në nivelin tjetër.

Bukuroshja 43 vjeçare rrëfeu për New York Times se ka lejuar bletët që ta thumbojnë si rezultat i një trajtimi estetik. Në fakt kjo terapi nuk është një krijim i Paltrow pasi përdoret prej mijëra vitesh për të luftuar shenjat në lëkurë si dhe inflamacionet apo irritimet e lëkurës. Aktorja fituese e çmimit Oscar thotë gjithashtu se rezultatet janë të pabesueshme, ashtu siç është edhe dhimbja në këtë terapi.

Ky lloj trajtimi quhet apitherapy dhe mbulon gjithçka, nga përdorimi i helmit të bletës deri te mjalti për qëllime mjekësore.Megjithëse përfitimet e trajtimit nga bletët nuk janë provuar kurrë shkencërisht, ato përdoren për të trajtuar aritritin dhe sklerozën e shumëfishtë. Gjithçka konsiston në acarimin e bletëve në një mënyrë të caktuar që këto të fundit të thumbojnë pacientin në pjesën e infektuar të trupit. Ka vetëm një fjalë për të gjithën këtë...Ouch!

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883