INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me

Me "bisht ndër shalë", Chris Martin dorëzohet para Gwyneth Paltrow

Publikuar më: 11:38 24-03-2016

Pritja ishte e gjatë, por duket se më në fund Chris Martin dhe Gwyneth Paltrow janë ndarë zyrtarisht, duke firmosur dokumentat e divorcit.

Vokalisti i Coldplay dhe aktorja fituese e çmimit Oscar i japin fund ligjërisht martesës së tyre 10 vjeçare, 2 vjet pasi ishin ndarë de fakto. Ishte këngëtari britanik ai që shkruajti fjalën “fund” në këtë histori duke nënshkruar dokumentat 10 muaj pasi aktorja 39 vjeçare ia kishte dërguar. Në këtë mënyrë duket se është dorëzuar, pasi e "zvarriti" këtë çështje pafundësisht. Ata do të ndajnë kujdestarinë ligjore dhe fizike të dy fëmijëve të tyre, 11 vjeçaren Apple dhe 9 vjeçarin Moses, ndërkohë që raportohet se dy ish bashkëshortët janë ende shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar marrëdhëniet e tyrë që nuk kanë reshtur së qëni të mira.

Burime pranë tyre kanë deklaruar gjithmonë se në interesin e ish çiftit është mirëqenia e fëmijëve të tyre dhe çdo gjë është bërë në këtë drejtim. Por asnjëri prej të dyve nuk ka vonuar që të ecë përpara në jetë duke gjetur partnerë pak muaj pas ndarjes, Gwyneth me skenaristin televiziv Brad Falchuk dhe Chris me Jennifer Lawrence apo të dashurën aktuale, aktorën britanike Annabelle Wallis.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992