INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora merr vendim të fortë, në Britani e

Rita Ora merr vendim të fortë, në Britani e "qajnë"

Publikuar më: 10:41 10-05-2016

Periudhë vendimesh të rëndësishme për atë që deri dje konsiderohej si "Becky with the good hair".

Rita Ora është tërhequr nga X Factor. Pas vetëm një sezoni si anëtare e jurisë, artistja me origjinë shqiptare i ka dhënë lamtumirën spektaklit të talenteve menjëherë pas largimeve të Cheryl dhe Nick Grimshaw. Burimet bëjnë me dije se pavarësisht se Rita dëshironte shumë ta bënte këtë spektakël nuk mundej për shkak të angazhimeve të saj muzikore. Simon Cowell, i vetmi anëtar i jurisë i mbetur nga viti i kaluar, është shprehur shumë i mërzitur për largimin e këngëtares 25 vjecare pas e konsideronte atë si “një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në Britani”. Për këtë spektakël, të humbësh Ritën duket se është shenja që gjithçka po merr përfundimisht tatëpjetën. Pavarësisht konkurrencës së lartë në muzikën britanike, ylli i hitit “Body On Me” është ende një nga emrat më të përfolur dhe të preferuar.

Article Logic
Execution time: 0.0040860176086426