INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Epike! Selena Gomez

Epike! Selena Gomez "shkatërron" Justin në mes të koncertit

Publikuar më: 11:16 10-05-2016

Fantazma e Justin Bieber vazhdon të përndjekë Selena Gomez, pavarësisht se kjo e fundit ka vërtetuar edhe njëherë gjatë koncertit të saj në Fresno të Kalifornisë, se Bieber është histori e shkuar.

Teksa po performonte në skenë këngëtarja është përballur me shkrimin e një fansi, i cili thoshte "Marry Justin Please". Një shkrim që Selena ka nxituar ta marrë në duart e saj, vetëm për ta grisur e hedhur tutje. Siç thotë edhe kënga, zemra e Gomez mund të dojë atë që do, dhe definitivisht ai nuk është më Justin Bieber. Bukuroshja 23-vjeçare madje deklaroi së fundmi për revistën Marie Claire se po i mban të hapura opsionet e saj sa i përket meshkujve. "Kam pasur plot takime" ka thënë ajo "Po kaloj periudhën më të bukur"!

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828