INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora

Rita Ora "maskohet" për të ndjekur koncertin e Justin Bieber

Publikuar më: 15:14 29-03-2016

Koncertet e Justin Bieber në kuadër të tour-it promovues të albumit "Purpose", janë kthyer tashmë në burim lajmi. Përpos performancës provokuese të këngëtarit, një tjetër detaj që ka rënë në sy që në koncertet e para është pjesëmarrja në publik e shumë personazheve të njohur. Pas Kim, Kanye, apo Selena Gomez, tani më listës i është shtuar edhe bukuroshja me origjinë shqiptare Rita Ora. Ka qenë vetë artistja ajo që e ka bërë të ditur këtë fakt duke postuar një foto në Instagram teksa ndodhej në Las Vegas për koncertin e Bieber. E lumtur është shfaqur Rita Ora në foto, ndonëse veshja (xhinse të gjera, t-shirt, dhe kapele) të japin përshtypjen e një personi që nuk dëshiron të njihet në publik. Hmmm...mos vallë Ritës i vjen turp që është një "Belieber"?!

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541