INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim mbulohet, Kanye zbulohet

Kim mbulohet, Kanye zbulohet

Publikuar më: 14:49 29-03-2016

Jemi mësuar të shohim gjithmonë Kim-in të zbuluar ndërsa Kanye-n të mbulur, por këtë herë ka ndodhur e kundërta.

Teksa kanë xhiruar për programin “Coktails with Khloe”, Kanye ka demonstruar bicepsin bicepsin ndërsa Kim mbulohet me një pallto të gjatë.  Gjatë shtatëzanisë së fundit, Kim Kardashian tha se ajo mbante pallto të gjata që të mbulonte krahët e shëndoshë. Por ai që nuk ka patur ndrojtje të shfaqë krahët e tij,  ka qenë bashkëshorti i saj, Kaney West, i cili mbante veshur një kanatiere të zezë dhe xhinse të grisura gjatë shtëtitjes në Los Angeles.

Kjo ishte një nga rastet e rralla kur reperi 38- vjeçar shfaq kaq shumë lëkurë. Veshja e çiftit ishte në harmoni me njëri-tjetrin ndërsa të dy ishin veshur me ngjyrë të zezë. Kim tregonte barkun e saj të sheshtë pas shtatzanisë në një fustan ngjitur pas trupit . Ajo i shtonte pak gjatësi figurës së saj me një palë sandale me rrip në kyçin e këmbës dhe mbante një çantë luksoze Birkin.

Kim solli në jetë djalin Saint në Dhjetor dhe dyshja e famshme kanë gjithashtu edhe një vajzë dy vjec, Northin.

Duke folur për stilin e jetës si nënë tashmë, në revistën “People” vitin e kaluar, Kim zbuloi: “Pallto të gjata për të mbuluar krahët dhe vithet e mia të shëndosha! Është si një udhëtim ajo që ndodh gjatë transformimit të trupit kur je shtatzanë.  Në fund të ditës ti duhet të veshësh atë që të bën të ndihesh komode dhe mirë. Unë nuk dua t’ia di si është moti, gjihmonë do t’i vesh palltot e mia. Kam gjithë kohës të ftohtë, kështu që në rastin tim funskionon për mirë”

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333