INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian: Në çantën Birkin mbaj gjithçka për North-in

Kim Kardashian: Në çantën Birkin mbaj gjithçka për North-in

Publikuar më: 13:23 19-03-2016

“Zgjidhini betejat tuaja”.  Kjo ka qenë diçitura që ka shoqëruar një foto të North-it sot që Kim Kardashian e ka postuar në Snapchat.

Vogëlushja North është kënaqur shumë duke luajtur të premten saqë e lodhur është përmbysur më në fund në divan, me këpucët veshur, e rrethuar nga të gjitha lojërat e saj. “Duke fjetur me këpucët veshur” shkroi Kimi për të shoqëruar foton derisa shtoi,  “zgjidhini betejat tuaja”.

Asaj i pëlqen shumë të luajë dhe mami Kim dhe babi Kanye sigurohen që të ajo të ketë gjithçka i duhet për ta mbajtur të zënë me diçka. Javën e kaluar ata u panë ta çonin atë në një qendër tregtare për të luajtur në një nga qendrat e argëtimit aty. Kim zbuloi se në çantën e saj Birkin, 50.000 dollarëshe, ajo mban gjithçka që i nevojitet North-it duke nisur që nga pelenat, furçën për flokët e saj, të gjitha llojet e lëpirëseve natyrale si dhe djathin Cheddar në formë lepurushi që ajo e pëlqen shumë.

Një tjetër artikull që duhet të jetë patjetër, është  iPad-i që North-i të mund të luajë lojëra, një veshje për t’u ndërruar dhe një palë pizhame me Minnie Mouse. “Ajo është e fiksuar me gjithçka të Minnie Mouse” thotë Kim.   Ylli 36 vjeçar, i “Keeping up with the Kardashians”, po sigurohet që tani që North, ashtu si e ëma, të rritet me pasionin për të gjitha rrobat dhe aksesorët që paraja mund të blejë. 

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098