INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mariah Carey e papërgjegjshme,tërbon  fansat

Mariah Carey e papërgjegjshme,tërbon fansat

Publikuar më: 18:18 18-03-2016

Mariah Carey është fërshëllyer me përbuzje nga fansat në Leeds ndërsa ylli 46 vjecar, që është edhe një nga artistet më të shitura në botë, ka riafirmuar edhe njëherë statusin e saj prej dive duke i lënë fansat të presin për 45 minuta.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja, duhet të ishte në skenë në 20.45 për shown e saj “Sweet Sweet Fantasy” por në fakt ka mbërritur në 21.30.  Jo dhe aq të befasuar, fansat nuk e kanë pritur mirë vonesën duke e shprehur zhgënjimin e tyre live në Twitter.

“Jam në Leeds. Po ti ku je, Mariah?” shkruante një përdoruese ndërkohë që një tjetër postoi: “Më fal, Mariah Carey por janë 10.000 njerëz në Leeds duke të pritur ty. Do të bashkohesh me ne?!”

 Pak momente më vonë ajo shtoi : “Shumë fishkëllima këtu ndërsa presim Mariah Careyn në First Date Arena. 45 minuta me vonesë dhe akoma duke numëruar. Kjo nuk e justifikon 70 dollarëshin e biletës”. Kjo nuk është diva e vetme që ka bërë diçka të tillë pasi edhe Madona e ka përsëritur tashmë disa herë këtë veprim në koncertet e saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0035958290100098