INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Riri rrëfehet mbi marrëdhënien

Riri rrëfehet mbi marrëdhënien "e tmerrshme" me Beyoncen

Publikuar më: 16:11 18-03-2016

Në media është folur gjatë për një marrëdhënie gjithmonë të tensionuar ndërmjet dy yjeve të padiskutueshëm të muzikës, kryesisht e krijuar nga vetë gazetarët.

Tashmë Rihanna ka vendosur t’i heshtë përgjithmonë gojët e liga. Pak ditë pasi këngëtarja hodhi në treg albumin e saj numër 8, me titull “Anti”, një tjetër dive e muzikës Pop dhe RnB si Beyonce publikoi klipin e ri, “Formation”. Kaq ka mjaftuar që tabloidet të shkruajnë se mes vajzave ekziston një rivalitet sa personal aq edhe profesional. Kujtojmë se më parë ishte spekuluar gjerësisht se ishte pikërisht “vajza e keqe” Riri ajo me të cilën Jay Z kishte tradhëtuar mamanë e vajzës së tij, Blue Ivy. Diçka e tillë është mohuar në mënyrë të fortë nga të gjitha palët dhe mendojmë se as Bey nuk i ka besuar zërat përderisa çifti vazhdon i martuar.

Megjithatë hitbërësja e “Work” në intervistën për prestigjozen Vogue deklaroi se njerëzve u pëlqen të flasin edhe për gjëra që nuk ekzistojnë. Bukuroshja 28 vjeçare tha se ajo është Rihanna dhe askush tjetër nuk mund ta imitojë. Në fund sqaroi se mes tyre nuk ka patur dhe as ka për të patur asnjë armiqësi! 

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125