INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund dilema, kjo është aktorja që kafshoi Beyoncen [FOTO]

Merr fund dilema, kjo është aktorja që kafshoi Beyoncen [FOTO]

Publikuar më: 13:58 02-04-2018

Ky incident u bë viral në rrjetet sociale e më gjerë. E gjitha ndodhi në një festë pas njërit prej koncerteve të Jay Z, që u zhvillua në Los Angeles vitin e kaluar.

Por kjo mbeti një çështje e pazgjidhur sepse qarkulluan dhjetëra emra si të dyshuara për autoren që kishte sulmuar këngëtaren. Aq më tepër edhe intervista e komedianes së njohur Tiffany Haddish ku u shpreh se një aktore tjetër e njohur kishte kafshuar Beyoncen në një festë në dhjetorin e kaluar, i bëri njerëzit më shumë konfuzë.

Por dilema ka marrë fund sepse është konfirmuar emri i saktë i sulmueses e cila ka inatosur fansat e Queen B.

Sanaa Lathan është emri i konfirmuar si aktorja që kafshoi Bey-n .

“Page Six” shkruan se aktorja e “Love & Basketball” po fliste me Jay-Z në festën Vip të “D’Usse” pas një koncerti të mbajtur nga reperi, kur Beyonce hyri në dhomë dhe u kafshua në mjekër nga Lathan.

Burime të afërta bëjnë me dije se kjo ngjarje bëri goxha bujë atë mbrëmje e në ditët në vazhdim.

Por ende nuk është mësuar motivi që e shtyu Sanna-n ta bënte këtë veprim.

sanaa-lathan-bit-beyonce.jpeg

1522497318418.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766