INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi dha lajmin e shumëpritur, diva e muzikës Beyonce çudit me veprimin e saj! [FOTO]

Pasi dha lajmin e shumëpritur, diva e muzikës Beyonce çudit me veprimin e saj! [FOTO]

Publikuar më: 22:33 05-03-2018

Beyonce sapo na bëri konfuzë! 

Beyonce dhe Jay Z janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe padiskutim ndër më të suksesshmit në botën e muzikës. Së fundmi ata kanë surprizuar fansat me këngën e re “Top Off”, këngë e cila flet për famën e tyre dhe në disa rreshta i bëjnë “diss” familjes Kardashian-Jenner.

Fansat mezi e kanë pritur rikthimin e çiftit në një tur muzikor dhe fatmirësisht do mund t’i shohin të dy në të njejtën skenë.

Ticketmaster dhe faqja e Beyonce në Facebook kanë njoftuar të hënën se Beyonce dhe Jay Z do të bashkëpunojnë për turin e kësaj vere “On The Run 2”. Por brenda pak minutave ky njoftim është fshirë, megjithatë fansat janë treguar të shpejtë dhe i kanë bërë screenshot njoftimit, ku thuhej se koncerti i parë do të mbahej në datën 30 korrik, në Lincoln Financial Field në Filadelfia.

Sipas këtij postimi, biletat do të dilnin në shitje ditën e nesërme në orën 10 paradite në Ticketmaster.com. Duke qenë se postimi u fshi, nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të dalin biletat në shitje.

leomande.png

Article Logic
Execution time: 0.0040168762207031