INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brad Pitt habit teksa bën pazar në Londër

Brad Pitt habit teksa bën pazar në Londër

Publikuar më: 13:45 29-03-2016

Brad Pit i ka shokuar blerësit, ndërsa është furnizuar me artikuj të ndryshëm për riparimin e shtëpisë vetë, në një nga dyqanet “DIY” (do it yourself).

Ai ka qenë milje larg nga të qënit në setin e një filmi mbushur me njerëz të famshëm apo ndonjë ceremonie për dhënien e çmimeve prestigjoze, teksa është drejtuar në një nga degët e dyqaneve B&Q me artikuj për shtëpinë, në Londër.  

Një burim zbuloi për MailOnline se 52 vjeçari, ylli i “Fight Club” ishte në sektorin e produkteve elektronike me dy nga gjashtë fëmijët e tij, ndërsa një përdorues i Twitter, ka postuar një imazh të tij nga dyqani.

Përdoruesi i Twitter, Harish, shkoi të bënte turnin në dyqan gjatë festës së Pashkëve, por ka mbetur i hutuar kur përpara tij u shfaq ylli i Holliwood-it. Teksa po e postonte në Twitter këtë foto, Harish shtoi diçiturën: “Fotoja më fantastike e bërë ndonjëherë, Brad Pitt ishte në punën time sot”. Një tjetër burim nga dyqani, tha se ai dukej thjesht si çdo baba tjetër, i rregullt duke shijuar këto ditë pushimi. “Fëmijët ishin shumë të sjellshëm, dhe ai i largonte ata nga rruga në mënyrë që të mos pengonin njerëzit e tjerë që të merreshin me pazaret e tyre.

Ju nuk do t’ua merrte mendja kurrë se ai është një nga njerëzit më të famshëm në botë”. Brad dhe Angeline kanë 6 fëmijë, Madoxx 14 vjeç, Pax 12, Zahara 11, Shiloh 9 dhe binjakët 7 vjecarë , Vivienne dhe  Knox  megjithatë nuk dihet se cilët nga fëmijët e shoqëronin atë ditë.

Brad dhe Angelina, së bashku me zogjtë e tyre, janë zhvendosur në shtëpinë e tyre me 8 dhoma gjumi, me një qera prej £ 14,700 në muaj, në Surrey, në fund të muajit shkurt. Shtëpia e re e familjes Jolie-Pitt është përshkruar si një shtëpi e bukur, në stilin e Shtëpisë së Bardhë dhe ndodhet në një zonë të kamur të Londrës, pranë lumit Thames.

Angelina dhe Brad, më parë ishin interesuar për të blerë një shtëpi në Londër,  por nuk kishin mundur të gjejnë një të tillë që të kishte privatësinë dhe sigurinë që ju duhej. 

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488