INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
North West hedh në tualet versionin e parë të “The Life Of Pablo”

North West hedh në tualet versionin e parë të “The Life Of Pablo”

Publikuar më: 10:23 20-04-2016

Vetëm sepse 2 vjeçarja North West vishet që tani më mirë se ju dhe zotëron artin e të mbajturit qëndrim nuk do të thotë se është rritur aq shpejt sa për të mos hedhur gjëra në tualet.

Në serinë e radhës të programit “Kocktails with Khloe”, Kanye West dhe Kim Kardashian kanë kujtuar historinë e ditës fatale kur North hodhi Iphonin e Kanye-t ku ai mbante gjithë demot origjinale të albumit të tij drejt e në tualet. Asnjë demo nuk mundi të shpëtojë pavarësisht se çifti e dërgoi telefonin në disa vende.

“Asnjë eskpert i Apple nuk ishte mjaftueshëm ekspert për t’i shpëtuar” kujton Kanye me dëshpërim ndërsa Kim tregon historinë e përpjekjeve për të shpëtuar demot nga telefoni. Por e bukura  e gjithë kësaj është se babai fantastik  West, as nuk u inatos dhe as tentoi t’i bërtiste të bijës qoftë edhe njëherë . Më tej,  ne e dimë se si rrodhën gjërat për “Life of Pablo”, me padurimin për publikimin, rënien dhe pastaj ngjitjen papritur të tij. Po mendoni dhe ju të njjëtën gjë? Si do të ketë qenë versioni origjinal I albumit? Epo kjo mbetet një histori e largët tashmë.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492