INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lana Del Rey zhgënjen fansat e të dashurit të saj

Lana Del Rey zhgënjen fansat e të dashurit të saj

Publikuar më: 15:48 19-04-2016

Nje lajm i keq vjen për të gjithë fansat e Guns N' Roses.

Ndonëse mendohej se do ishte Lana Del Rey ajo që do të ngrohte publikun në koncertet e grupit, tashmë TMZ raporton se e gjitha ka qenë thjesht një keqkuptim. Këngëtarja e muzikës indie nuk do të performojë në tour-in e legjendarëve të rrokut, pavarësisht fotos së postuar në mediat sociale ku mbante veshur një xhaketë e cila shkruante "Lana Del Rey Guns N' Roses 2016 Tour". Sipas TMZ, xhaketa në fjalë është një dhuratë e personalizuar që Axl Rose u dha familjarëve dhe disa miqve të ngushtë, një ndër to Lana Del Rey. Kjo e fundit një mikeshë prej vitesh me vokalistin e Guns N' Roses, që pasi u njohën nga ish i dashuri i këngëtares Justin Murdock. Mikeshë ose ndoshta pak më tepër se aq duke qenë se pak kohë më parë u përfolën se mund të ishin të lidhur!

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0028238296508789