INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor Swift: E di që më keni quajtur të përdalë

Taylor Swift: E di që më keni quajtur të përdalë

Publikuar më: 10:34 20-04-2016

Kanë mjaftuar 73 pyetje të shpejta nga revista Vogue që Taylor Swift të zbulojë disa nga të pathënat e saj.

E pyetur se çfarë do të kishte qenë gjëja që do të donte të kishte ditur kur ishte 19 vjeç, Taylor është përgjigjur: "Do të dalësh me shumë djem sikur të ishe në të 20-tat, por kujdes pasi paragjykimet nuk do të mungojnë". Siç duket këngëtares i është fiksuar në kokë se njerëzit e shohin atë si një femër të lëvizshme e cila kalon nga një mashkull tek një tjetër. Një mendim ky që duket se e shqetëson së tepërmi Swift.

Megjithatë pavarësisht listës së gjatë se ish të dashurëve të saj dhe këngëve dedikuar atyre, ne nuk mbajmë mend që dikush ta ketë quajtur ndonjëherë Taylor Sëift një femër të përdalë. Por siç duket,  kjo e fundit i merrka më seriozisht seç duhet komentet mbi jetën e saj intime!

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994